Në studion e “ABC News” kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se opozita duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllimet e saj politike dhe elektorale.
“Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar me qëllime politike dhe elektorale si shansi i vetëm për të fituar përballë këtij regjimi. Mënyra se si organizohet nga pikëpamja elektorale duhet të jetë shumë e kujdesshme”, u shpreh Mediu.
“Kjo është opozita e kompozuar në mënyrë më fantastike. Besoj që zoti Basha e ka menaxhuar dhe besoj që në interesin e tij politik është të përfaqësohet zëri qytetar”, tha më tej Mediu.
Diskutime rreth kësaj post