Rikthimi në normalitet pa kufizime çoi në rritje të ndjeshme të të infektuarve. Por jo vetëm tek qytetarët por dhe tek mjekët. Për këtë ka folur me shqetësim epidemiologu Ilir Alimehmeti i cili thotë se rritja e të infektuarve nuk është surprizë, por vatra e infeksionit në spitale është alarm.
Në një intervistë për mediat, epidemiologu u shpreh:
“Shifrat janë më të larta se sa javët e kaluara. Ishte deri diku e pritshme. Janë tre komponentë që duhet t’i marrim parasysh. Pas lirimit të masave do kishte rritje të rasteve dhe pritej. E dyta ka lidhje me numrin e lartë të testimeve. Si mesatare janë 300 testime në ditë. Komponenti i tretë është dhe vatra spitalore. Nuk është vetëm QSUT, por dhe disa spitale të tjera. Duhet të kalojmë në kritere më të larta sigurie sepse virusi është qartësisht i pa dukshëm dhe është edhe i pa matshëm. Vjen pa asnjë simptomë dhe si rrjedhojë hap një vatër në spital. Pikërisht aty ku nuk e duam. Nuk është vetëm QSUT, por dhe disa spitale të tjera. Duhet të kalojmë në kritere më të larta sigurie sepse virusi është qartësisht i pa dukshëm dhe është edhe i pa matshëm. Vjen pa asnjë simptomë dhe si rrjedhojë hap një vatër në spital. Pikërisht aty ku nuk e duam”.
Nuk ka asnjë sëmundje që mjekët nuk e marrin seriozisht sipas epidemiologut Alimehmeti por problem është pamundësia për të testuar personelin shëndetësor dhe pacientët që shtrohen.
“Nuk ka asnjë sëmundje që mjekët nuk e marrin seriozisht. Ajo që ka të bëjë është se ne nuk i kemi mundësitë për të testuar as personelin shëndetësor dhe as pacientët që shtrohen. Nëse ne e hapim spitalin me të drejtë se ka të sëmurë ne duhet të jemi të sigurt që pacientët nuk janë mbartës të virusit. Të infektuar ka në të gjitha repartet. Nuk kemi asnjë dyshim. Vatra është spitalore. Të gjithë duhet të testohen sepse nuk e dimë se sa prej tyre janë pozitiv. Nëse nuk bëjmë një pastrim të situatës do jemi dyshues. E shuajtëm apo jo vatrën. Pa marrë këto masa virusi është i pa mundur të evitohet vetëm me maskë”.
Diskutime rreth kësaj post