Bashkëkryetarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari ka treguar se gjatë orëve të shumta të kaluara me ndërkombëtarët në rezidencën e SHBA, nuk ka munguar as ngritja e zërit nga të gjitha palët.
Ajo më pas tregon se, qarkulluan zëra që nëse nuk arrihej marrëveshja mund të niste një luftë civile.
Hajdari: “Ka pasur tone të larta nga të gjitha palët, edhe nga ambasadorët. Sepse marrëveshja ishte e rëndësishme. Nëse nuk arrinim të bënim këtë marrëveshje mund të kishte luftë civile, shtatori do vinte, gjërat mund të radikalzioheshin. U diskutua që Maqedonia e Veriut të merrte statusin, ne te mbeteshim të izoluar…Lufta Civile ishte gjë që qarkullonte në ajër, nuk u tha drejtpërdrejtë. Protestat mund të japin efekte shumë negative ndaj vendit tonë. Prandaj unë jam firmëtare në atë marrëveshje.”
“Kam parë shumë gjëra në atë tryeze, kam parë individë që të dalin jashtë karakterit të tyre. Por e shikoja që e kishin të pamundur që të flisnin në nivelin njerëzor. Të kishin një sens kompromisi mes tyre,” u shpreh më tej Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post