Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratës së deputetit Myslym Murrizi që tha se ka kërkuar zëvendësimin e saj si bashkëkryetare të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Për komentet e Murrizit, Rudina Hajdari u shpreh gjatë bisedës në studio se “këto janë deklarata që nuk kanë shumë rëndësi për momentin.”
Sipas Hajdarit, e rëndësishme tani është “beteja jonë që është hapja e listave.”
“Këto janë deklarata që nuk kanë shumë rëndësi për momentin. Ajo që ka rëndësi është beteja jonë, që është hapja e listave. Sa i përket individeve, hap pas hapi disa njerëz…unë jam mësuar me këtë gjë. Mundohem të mos jem pjesë e asnjë loje. Ambienti është i vështirtë por duhet të ecim përpara. Sidomos me ndryshimin e sistemi zgjedhor.”, ka thënë në mes tjerash ajo.
Diskutime rreth kësaj post