Ditën e sotme u mblodh online Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Që në nisje të mbledhjes, deputeti Kujtim Gjuzi kërkoi fjalën për procedurë për të shpehur mendimin e tij lidhur me një çështje jashtë rendit të ditës.
Kreu i Partisë Konservatore, kërkoi që të shprehte falenderimet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, për takimin që zhvilloimbrëmjen e djeshme me deputetët e opozitës parlamentare.
“Duhet t’i themi faleminderit Ramës, i cili pavarësisht sarkazmës pas takimit me opozitën, e falenderoj se kemi thënë që në parlament zgjidhen të gjitha. Jo ata që shkuan në bregun e Lanës. Edhe opozita e gatshme të japë suportin e saj. Në këtë koncept bojkotova komisionin për të thënë se të gjithë duhet të kenë vëmendjen në mësim,”, tha Gjuzi.
Ndërsa pas fjalës së Gjuzit, sërish fjalën e mori kreu i Komisionit, Niko Peleshi, i cili e cilësoi të vlefshme ndërhyrjen e deputetit.
“Ndërhyrja ishte e vlefshme për procedurë…besoj!,”, shtoi Peleshi.
Mesa duket Gjuzit nuk i ka mbetur qejfi me batutat e Ramës në Kuvend. Ky i fundit me ironi e konsideron si “naltmadhëri” për shkak të veshjeve që deputeti përdor në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post