Ish ministri Saimir Tahiri ka folur pas doli nga seanca maratonë e cila si përfundimi i shty sërish gjyqin në datën 24 qershor.
“Tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem. Gjyqi im është një histori komike. S’kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë në gjykatë, për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi që kam lënë mandatin e dpeutetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar, se mund të vija edhe si deputet, siç kanë bërë të gjithë tjerët përpara meje.
Por s’ka shumë rëndësi për mua nëse drejtësia do të vijë nga gjykata, por rëndësi ka që përpara çdo qytetari jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës time gjënë e duhur. E kam bërë detyrën më mirë se pasardhësit.” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post