Vendi u përfshi sërish sot nga moti i paqendrueshëm me reshje shiu të cilat lokalisht morën karakter shtrëngatash me rrufe e breshër.
Por si do të jetë dita e premte? Sipas sinoptikanëve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, nesër, moti nis me kthjellime e vranësira.
Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim dhe në orët e nxheta të ditës përgjatë maleve do të ketë shtrëngata të izoluara. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9º deri 22ºC
zonat e ulëta 12º deri 28ºC
zonat bregdetare 14 º deri 27ºC
Diskutime rreth kësaj post