Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook ka reaguar për rritjen e rasteve me covid ditën e sotme. Ajo ka mbledhur shefat e shërbimit në QSUT dhe thotë se lufta nuk ka përfunduar dhe se po kalojmë një fazë tejet delikate.
Postimi i ministres:
Në QSUT, për të mbështetur punën që po bëhet prej ekipeve mjekësore, në qendrën më të madhe spitalore në vend, në fazen e rihapjes së sistemit shëndetësor.
Shërbimi nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë asnjë qytetari në nevojë për kujdes mjekësor.
Ndërkohë që lufta me #COVID19???? nuk ka përfunduar, po kalojmë një fazë tejet delikate dhe të rëndësishme në përpjekjen tonë të përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit. Në këtë fazë zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit kanë rëndësi jetike.
Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë vetën, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor.
Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital.
???? Nuk do të lodhem së përsërituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale!
Sot për sot, Bota mbarë nuk ka asnjë armë më efikase se këto, për të frenuar #COVID19.” – shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post