Deputeti Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ka renditur arsyet përse ai do ta votojë reformën Zgjedhore në Kuvend.
“Maliqi tha se Rama ka filluar me shantazhe dhe kërcënimet me mesazhe. Ndërkohë që u arrit një marrëveshje në rezidencën e ambasadores me arsyen se duhet të jemi pranë zgjedhjeve. Dua të bëj thirrje ambasadores për marrëveshjen e arritur mes palëve të firmosura nga maxhoranca dhe nga opozita e bashkuar. Që topin siç ja çoi Bashës, topi i ka kaluar aktorit dhe skenaristit që funksionin përça dhe sundo, siç përçau studentët, teatrin, shqiptarët kudo dhe një pjesë të opozitës. Rama nuk do që kjo marrëveshje të kalojë. Opozita parlamentare ka votuar në bllok të gjithë PPP, KÇK, antishpifjen etj. Ky nuk do të ketë ,marrëveshje, të lërë mesazhet kërcënuese ndaj Lefter Maliqi sepse nuk kam frikë.
Balla nuk e di çfarë bën, Gjiknuri nëse nuk është kurbani i radhës, Rama nuk do as marrëveshje dhe as lista të hapura. Unë do të votoj për listën e hapur, do e votoj marrëveshjen e firmosur nga palët, pasi dua zgjedhje të lira. Ky do ta mbajë reformën siç është për të hedhur fajin opozitës jashtë, timoni dhe tepsia e Ramës ka marrë fund.
Nuk humb PS-ja por Rilindja, nuk fiton PD-ja por fiton opozita e bashkuar. Ai shiti Tahirin do të shesë dhe Damianin, se Bushatin e ka shitur”, – shkruan Maliqi
Diskutime rreth kësaj post