Kryeministri Edi Rama nuk arriti mbrëmjen e së mërkurës të gjente një kompromis për reformën zgjedhore, me drejtuesit e opozitës parlamentare të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e arritur mes socialistëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim javën e shkuar.
Sot ministri Pandeli Majko i ka dhënë një mesazh opozitë parlamentare.
“Në fund fare, politika është matematikë. Do të vijë në këtë sallë të votohet, do të duhet vota juaj. Pa votën tuaj, ne nuk mund të ratifikojmë asnjë lloj marrëveshjeje. Ka shumë skuadra të mëdha, në shumë sporte, ku zëvendësuesit kanë bërë historinë”.
Prej vitesh në politikë, Pandeli Majko e di se ajo nuk luhet vetëm për interesa të momentit, ndaj ka një këshillë të dytë për deputetët e opozitës: “Të kemi dialog në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Pa dialog, kjo punë nuk zgjidhet. Mendoj që nuk duhet të vetëpërjashtohen. E vetmja mundësi është që në Komisionin e Reformës Zgjedhore të flasin fort dhe të ulemi të dialogojmë për situatën. Duhet parë në vazhdim, politika nuk mbaron sot dhe nesër”, – tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post