Ndërkohë që ditët e fundit kemi pasur një ‘boom’ të infektuarish me koronavirus, pyetja që i shqetëson të gjithë është se duhet të hapet apo jo transporti urban në situatën në të cilën ndodhemi.
I pyetur nga iconstyle, Pipero u shpreh se transporti është i nevojshëm dhe duhet të nisë, me kushtin e vetëm që të respektohen rregullat dhe protokolli i sigurisë.
“Transporti publik është i domosdoshëm. Një grup specialistësh po punon për të, duhet të hapet por me kusht që të respektohen protokollet. Nëse masat shtrënguese që u morën në kohën e duhur dhe ishin shtrënguese por jo ekstreme, u liruan, pritshmëria është të kemi shtim të rasteve sepse shtohet mundësia e ekspozimit”, – shprehet Pipero.
Diskutime rreth kësaj post