Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë me një reagim të fortë ku nxjerr ‘blof’ Partinë Demokratike.
Nisur nga një video e PD që thotë se Rama ka gënjyer për paketën e tretë të ndihmës ekonomike në kuadër të përballimit të situatës së krijuar nga koronavirusi, kryeministri shkruan se këto janë vetëm gënjeshtra dhe shpërndarja e kësaj pakete të tretë rrëzon gënjeshtrat e njëpasnjëshme të opozitës.
Postimi i Ramës:
“MJAFTON TË NXJERRËSH GJYSMËN E NJË FRAZE TË VËRTETË NGA GOJA E TJETRIT, PËR TË PËRHAPUR NJË GËNJESHTËR TË MADHE NDAJ TIJ!
#GjysëmTëVërtetatGënjeshtratMëTëMëdha
Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD&Co”, – shkruan kryeministri Rama krahas videos.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post