Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka konfirmuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndonëse nuk ka zbuluar nëse do të rikthehet te PD-ja, do të krijojë një forcë të re politike apo do t’i bashkohet “Bindjes”, siç flitet herë pas here, deputetja që insiston për listat e hapura, thotë se e sheh veten në zgjedhje duke kandiduar.
Lutfi Dervishi: Ku e shihni veten në fushatën e ardhshme?
Rudina Hajdari: Në zgjedhje, duke kandiduar, më beso që në momentin që do të bëhet ajo listë, me njerëz të aftë dhe që e duan këtë vend. Çdo njeri që do kem rreth vetes time nuk do të jetë një njeri që do ndihmojë Rudinën në karrierë.
Diskutime rreth kësaj post