Qendra e monitorimit të aktivitetit sizmik të gjithë Republikës së Shqipërisë, IGJEUM ka dhënë disa detaje për tërmetin e djeshëm.
“Magnituda e tërmetit të djeshëm ishte 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë. Epiqendra ishte në fshatin Kuraten, të njësisë administrative Ishëm, në Durrës. Rreth 6 km në brendësi të tokës, jo në det”, shprehet Rexhep Koçi, Përgjegjës i qendrës së monitorimit, IGJEUM.
“Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit.
Që nga tërmeti i 26 nëntorit ka patur rreth 3000 pastërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.
Dje na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe media. Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik”, shton ai më tej.
Diskutime rreth kësaj post