Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka paralajmëruar presidentin Ilir Meta se askush nuk do e cenojë reformën në drejtësi. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian, Ruçi doli kundër propozimit të platformës me 14 pika të Presidentit Meta ku propozohen edhe ndryshime në Reformën në Drejtësi.
“Hapja e negociatave është një fitore kombëtare. Këshilli Politik është dakordësuar për reformën zgjedhoren dhe kjo do të kontribuojë në realizimin e zgjedhjeve me standardeve ligjore. Nuk do të lejojmë që të zhbëhet apo cenohet, apo ngadalësohet reforma në drejtësi”, – tha Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post