Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo ka vendosur të tërheqë padinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ditën e djeshme Zaida Çobo pati edhe një takim me Veliun, ku ky i fundit i ka kërkuar ndjesë personalisht në lidhje me videon e publikuar disa javë më parë, ku ajo shfaqej me një pistoletë në dorë.
“Panorama” ka mësuar se Zaida ka folur me avokatin dhe nesër pritet që të bëhet procedura e tërheqjes së padisë, duke shtuar “jemi njerëz mbi te gjitha”.
Padia ndaj Ardi Veliut
Pak ditë më parë, në përgjigje të pyetjes rreth dhunës që policia ushtroi ndaj 15-vjeçarit, Sarandi Çobo, drejtori i Policisë së Shtetit publikoi një video të nënës së tij, ku tha se ajo po mbante një armë në dorë.
“Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”, tha mes të tjerash Veliu pas publikimit të videos.
Pas kësaj reagoi vetë Zaida Çobo, e cila tha se skena e publikuar nga drejtori i Policisë së Shtetit është xhiruar gjatë filmit “Dashia s’mjafton” me regjisor Drilon Hoxhën, ndërsa paralajmëroi edhe padi ndaj Veliut për dëmtim imazhi.
Çobo i konsideroi “të turpshme deklarata e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, teksa tha se asaj “nuk i vjen turp pasi është aktore dhe personazh publik pasi ka marrë pjesë në Big Brother”.
Objekti i padisë ishte shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post