Ndërkohë që sot përfundoi edhe afati i bizneseve për të aplikuar për pagën e luftës, jo të paktë janë edhe ata punonjës që kanë ankesa. Kështu një qytetare ka bërë një denoncim në profilin e Facebook të kryeministrit Rama.
Qytetarja shkruan se e ka marrë pagën e luftës, por pronari iu kërkon t’ia kthejnë atij mbrapshtë lekët.
“Zoti kryeminister fati im eshte ne pergjigjen tende .te lutem goca ime punon ne fasoneri .deri ketu ne rregull i than e fituat pagen e luftes , e moren okej . Po na ka dal problem se pronari tani ata lek thot do te mi ktheni mbrapsh a eshte e drejte kjo??”, i shkruan qytetarja.
“Jo ne asnje menyre!”, përgjigjet prerë kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post