Myslim Murrizi, kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, shprehet se nuk do ta votojë reformën zgjedhore pa ndryshim të sistemit, futjen e listave të hapura dhe garantimin e votës së emigrantëve.
“Noterizimit të marrëveshjes së 21 prillit 2008 në mënyrë hipokrite po i vihet emri reformë zgjedhore. Nga 2008 e deri tani nuk është vënë dorë në Kodin Zgjedhor sepse u ka ardhur përshtat dy kryetarëve të partive të mëdha”, tha deputeti opozitar në Parlament.
Më tej, ai u shpreh se dy nga firmëtarët e marrëveshjes nuk u jepet as vizë amerikane.
“Po të jetë me vizë, një ose dy prej tyre nuk e di a shkelin dot në SHBA. Ata katër veta janë, njëra është nënshtetase amerikane, tre mbeten nga ata, dy nuk hyjnë dot në SHBA. Kur kam qenë në dhjetor në SHBA, më kanë kontrolluar për vizë. Kurse në rezidencë nuk na kërkuan gjë”, tha Murrizi për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post