Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Ëadephul, në një reagim për arritjen e marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore, tha se 15 kushtet duhet të përmbushën nga Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit. Lidhur me këtë ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.
“Mirëpres mbështetjen e Bundestag për miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje! Faleminderit z. Ëadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE.
Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post