Edhe pse kemi hyrë në stinë e verës deri ditën e enjte do të ketë një mot me vranësira dhe reshje shiu, për të rikthyer sërish ditët me diell të premten dhe të shtunën.
Meteorologu Hakil Osmani tha se e diela do të rikthejë motin e paqëndrueshëm. Osmani u shpreh se këto janë luhatjet e fundit të motit pasi pritet që vera të jetë mjaft e nxehtë me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celcius.
“Do të rikthehen reshjet e shiut në veri dhe në qendër të vendit në orët e mesditës dhe pasdites. Këtë javë do ketë prezencë të vranësirave që do sjellin reshje të shiut në këto orë të ditës.
Pritet që deri të enjten të vazhdojë kjo situatë. Kjo verë pritet të jetë një verë e nxehtë me temperatura që do shkojnë në 40 gradë. Ndërkohë në zonat bregdetare vranësirat do të jenë të pakta.
Të premten dhe të shtunën do kemi përmirësim të motit, ndërkohë që në dielën pritet të kthehen sërish reshjet e shiut. Deri në fundjavë pritet të kenë një rënie graduale të temperaturave.
Ndërsa në orët e pasdites pritet të ketë shtim të reshjeve të shiut, por nuk do jenë problematike”, – u shpreh Osmani për abc news.
Diskutime rreth kësaj post