Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pasi policia i hoqi patentën për shkak të tejkalimit të shpejtësisë pranë një qendre tregtare në Tiranë.
Nëpërmjet një psotimi në rrjetet sociale Berisha ka kërkuar ndjesë për shpejtësinë e madhe, duke theksuar se ajo merr jetë. Ndërkaq, ai sqaron se lajmi i shpërndarë në disa media, sikur ai ka kundërshtuar policinë, është një shpifje. Ai shton se dokumenti i kërkuar në zbatim të ligjit është dorëzuar po në zbatim të ligjit, pa asnjë lloj debati, kundërshtimi apo refuzimi.
“Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.
Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Diskutime rreth kësaj post