Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Këshilli Politik është mbledhur sërish sot në Pallatin e Kongreseve. Mbledhja u realizua me qëllim së pari që teksti i marrëveshjes që mbrëmë u firmos në anglisht të përkthehej dhe për të caktuar axhendën për në ditët në vijim.
Takimi i sotëm ka qenë i shkurtër dhe u është caktuar puna ekspertëve për të plotësuar kuadrin ligjor.
Mësohet se nesër në 11:00 kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë grupin e punës së hartimit të këtyre ndryshimeve bashkë me Kryesinë e Partisë.
Diskutime rreth kësaj post