Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi, tregoi detaje nga mbledhja e ditës së djeshme. Ai tha se u ra dakord që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato lokale të aplikohet skema aktuale e komisioneve zgjedhore për të shmangur që administrata publike e politizuar apo nën presion të mos përdoret si mbushësi i mekanizmi të ri që propozohej nën petkun e depolitizimit.
Për arritjen e kompromisit me PS, opozita e bashkuar u tërhoq nga kërkesa për qeveri tranzitore, por Bylykbashi thotë se kjo mund të arrihet përtej kodit zgjedhor.
“U refuzua në mënyrë të vazhdueshme, ne nuk do ta përdorim si pengesë për miratimin e dispozitave në kodin zgjedhor por qeveria tranzitore është një mekanizëm që zgjidhet. Bëhet jo vetëm me kodin zgjedhor, ka forma të tjera që bëhet”, – tha ai për Ora Nwes.
Diskutime rreth kësaj post