Menjëherë pas marrëveshjes së Këshillit Politik për administrimi zgjedhor, ka reaguar edhe ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Topalli nuk i ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha teksa shkruan se ata janë bashkë.
Ndërsa në reagimin e tij Rama nuk ka kursyer edhe ironinë e tij ku thekson se opozita në fund ka pranuar Kodin Zgjedhor siç ishte, por sipas tij rëndësi ka që u bë siç ata e deshën.
Reagimi i Topallit:
“7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen.
Ne funksion te kesaj beri çader, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithe Parlamentin pasi i dhuroi mamdatin e dyte,i dhuroi te gjitha Keshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkite…
Dhe ja sot po thote me shkrim se “ashtu ishte loja”
Nuk kerkojne me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte…”
Keta jane dhe kane qene te gjithe bashke.
Sonte ishin “ felici e contenti”me kodin sic ishte.
Kjo kase politike e korruptuar duhet shkulur!”, shkruan Topalli.
Diskutime rreth kësaj post