Pas arritjes së një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e sotme, ka reaguar menjëherë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.
“Jemi të kënaqur që Këshilli Politik arriti marrëveshje. Ky është përfundimi i shumë orëve pune. Çdo parti dhe person kontribuan dhe në fund dhanë shumë për këtë marrëveshje.
E bënë që vendi të fitonte. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme. Por po ta shohim në një kuadër të gjerë, shpresoj që të gjithë ta mbështesim. Ne jemi krenarë për marrëveshjen dhe do t’ju mbështesim më rrugëtimin në BE”, tha Yuri Kim për mediat.
Diskutime rreth kësaj post