Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu foli me tone të ashpra ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Spahiu tha se Basha ndodhet mes dy presioneve prandaj nuk po e gjuan topin.
“Lulzim Basha është si një sanduich para 2 presioneve. Njëri presion është nga Ambasada Amerikane, ndërsa presioni tjetër është nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ambasadorja i ka kërkuar Bashës një sistem që siguron votën e lirë dhe ai nuk ka dhënë përgjigje duke qëndruar si buf.
Topin e ka Lulzm Basha e thë në anglisht. E dini si përkthehet ajo? E ke kopilin në derën tëndë”, – tha Spahiu mbrëmë i ftuar në Open.
Diskutime rreth kësaj post