Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Berishës, Besnik Mustafaj ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Ai tha se fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik.
“Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq “koka” e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Administrata është totalisht politike.
Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politizuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zgjedhje. Fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik. Nuk pajtohem me sjelljen e ambasadorëve”, tha Mustafaj për News24.
Diskutime rreth kësaj post