Në Shqipëri bisedimet mes palëve politike për reformën zgjedhore u zhvilluan me praninë e ambasadores amerikane Yuri Kim, atij të Bashkimit Europian Luigi Soreca, ambasadorit britanik e përfaqësuesve të OSBE-së.
Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar në se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka ardhur për shkak të cilësisë së ulët të politikës dhe aftësisë në vendimmarrje për çështje të rëndësishme.
“Ndërkombëtarët janë futur sepse janë të aftë dhe kanë një vizion të qartë të aktualitet. E shikojnë këtë moment si të rëndësishëm dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, atëherë mund të provokohet një destabilitet politik në Shqipëri. Është ngritur Këshilli Politik për të kthyer opozitën e dalë nga parlamenti.
U futën në një proces për të futur në parlament njerëzit rezidualë të listave. Sikur të kishe pasur tre ose katër vetë dhe të mos mbushej me të tjerë që nuk kanë asnjë lloj kualiteti do kishte një tjetër qasje. Edhe vetë ata ndihen të fyer.
Me përjashtim të atyre që nuk dolën nga Kuvendi si Myslym Murrizi, Rudina Hajdari. Ata duhet të jenë pjesë e kësaj vendimmarrje. Zonja Hajdari është atje por artikulohet se nuk e dëgjon njeri.
Sa i përket dozës së ndërhyrjes së ambasadorëve nuk është faji i tyre. Ata janë shumë korrekt në komunikim. Nuk mund të kesh sjellje të çuditshme sepse je vend i NATO-s. Kur nuk ke një politikë të aftë për vendimmmarrje të rëndësishme ndërhyrja e tyre rritet”, u shpreh Topi për abc news.
Diskutime rreth kësaj post