Kryetari i PD Lulzim Basha pas takimit në selinë blu, me përfaqësues nga shoqata e pronarëve tha se i gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të.
Ai pranoi edhe fajin e PD për këtë çështje dhe tha se Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre, por ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve.’
“Gjatë takimit me përfaqësues nga shoqata e pronarëve, ndamë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për çështjen e pronave.
I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015. Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj.
Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta.
Së bashku me ta u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveritë Rama.
Nën koordinimin e zonjës Ledina Mandia, ne do të ndihmojmë dhe do të ideojmë së bashku me shoqatën e pronarëve një korpus ligjor që do të përpiqet të japë zgjidhjen e duhur për pronën në Shqipëri. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post