Juristi Çlirim Gjata tha se sa më shpejt të ngrihet Gjykata Kushtetuese edhe standardi përmirësohet. Më tej ai shtoi se Partia Demokratike mbështet rindërtimin e teatrit ndërsa shtoi se personat që morën vendimin për ta shembur duhet të përballen me drejtësinë.
“Çfarë standardi vendosi Rama me çështjen e teatrit? Unë do e shemb se do të bëj diçka të bukur?! Me këtë standard të gjithë Shqipërinë e hedhim në erë. Do të protestojë shoqëria civile, por do e rrahin.
Pikërisht ky standard duhet ndryshuar, sepse është shumë e rrezikshme. Ajo që ka thënë aleanca e mbështesim, ne dhe PD, e kemi detyrim të ringrejmë teatrin aty ku ka qenë dhe të çohen para ligjit ata që e kanë bërë”, tha Gjata.
Diskutime rreth kësaj post