Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima deklaroi në Ora Neës se duhet patjetër që listat e deputetëve të jenë me lista të hapura. Sipas Kokëdhimës, ky është një parim i panegociueshëm, që populli të votojë emrat, me proporcional kombëtar dhe shtoi se vota duhet të ketë të njëjtën vlerë në gjithë vendin.
Kokëdhima: “Nëse duan që të mbajnë këtë sistem me lista, duhet patjetër që listat të jenë të hapura. Nuk mundet që listat të caktohen nga një sulltan që e trashëgon pushtetin ose dy sulltanë.
Duhet që qytetarët të zgjedhin me emra deputetët, lista duhen të hapura patjetër. Ky është një parim i panegociueshëm, që populli të votojë emrat, me proporcional kombëtar.
Ky proporcionali që kanë bërë këta nuk i jep të njëjtën vlerë votës së shqiptarëve, ndërkohë që vota duhet të ketë të njëjtën vlerë.
Nuk mundet që e njëjta sasi votash të prodhojë 2 deputetë në një qark dhe gjysmë deputeti në një tjetër.”
Diskutime rreth kësaj post