Avokati Spartak Ngjela u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe zor se janë këta krerë në garë. Ngjela tha se nëse do të kemi në prokurori të pavarur, pushtet gjyqësor të pavarur dhe BKH të pavarur, dhe institucione ndërkombëtare të survejimit, nuk mund të bëhen manipulime zgjedhjesh në Shqipëri.
Avokati shtoi në Ora Neës se nëse reforma do të ecë me këtë ritëm, nga 15 korriku deri në fund shtatori kryetarët do të jenë me probleme shumë të mëdha, nën kontrollin e SPAK-ut.
Ngjela: “Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe zor se janë këta krerë në garë. Nëse politika amerikane e mbaron me sukses reformën e drejtësisë do të kemi zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme.
Përfundimi i reformës në drejtësi, që pritet të mbarojë vjeshtën që vjen nga jep garanci për zgjedhje të lira, le të jetë ligji si të dojë. Nëse do të kemi në prokurori të pavarur, pushtet gjyqësor të pavarur dhe BKH të pavarur, dhe institucione ndërkombëtare të survejimit, nuk mund të bëhen manipulime zgjedhjesh në Shqipëri dhe nuk mund t futet paraja e pisët nga partitë në fushatë.
Nëse reforma do të ecë me këtë ritëm, nga 15 korriku deri në fund shtatori, zor se do të gjeni ndonjë individ që do të hyjë në listat që i thërresin këta kryetarë, nuk do të pranojnë, kryetarët do të jenë me probleme shumë të mëdha, nën kontrollin e SPAK-ut për pasurinë. Prandaj duhet të japin dorëheqjen, nëse nuk e japin nuk do i pranojë njeri.”
Diskutime rreth kësaj post