Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se materniteti i Dibrës është rivitalizuar me mjekët e rinj duke ofruar shërbime të munguara më parë.
Postimi i Manastirliut:
“Materniteti i Dibrës është rivitalizuar me mjekët e rinj që i janë bashkuar stafit të përkushtuar të këtij spitali rajonal, duke ofruar shërbime të munguara më parë, për të cilat gratë e kësaj zone merrnin rrugën drejt Tiranës.
Një ndërhyrje e vështirë që i ka shpëtuar jetën një paciente të re është realizuar nga ekipi mjekësor me dr. Altin Ngjeci, dr. Bajram Balliu, kryeinfermiere Burbuqe Mandri dhe infermieret Zhaneta Kozi dhe Luiza Spahiu ✅
#ShërbimAfërVendbanimit
#ShëndetësiaNëGatishmëri” ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post