Moti vazhdon të surprizojë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se edhe në ditët në vazhdim të kësaj jave, moti do të jetë i njëjtë, ku paradite do të jetë diell dhe pasdite reshje shiu në disa zona.
Parashikimi nga SHMU:
“Vendi ynë u ndikua sot nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa deri në fund të ditës moti do të jetë me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore, si dhe vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore. Temperatura më e lartë për sot u regjistrua në qytetin e Beratit dhe kryeqytet me 25ºC.
Por si do të vijoj situata për ditën e nesërme? Sipas parashikimeve tashmë të gjithë duhet të mësohemi me motin i cili do të jetë i kthjellët deri në orët e mesditës, vranësira dhe reshje shiu deri në orët e pasdites dhe prej orëve të mbrëmjes përsëri kthjellimi.
Në këtë mënyrë dita e Enjte nis kthjellët me vranësira të pakta kalimtare dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vranësira kalimtare dhe në relievet malore deri të dendura. Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet kodrinore-malore si dhe zonat e ulëta përreth tyre. Lokalisht reshjet edhe në formën e breshrit.
Temperaturat e mëngjesit mbeten përsëri të freskëta me vlera të parashikuara nga 6ºC në relievet malore deri në 11ºC në ato të ulëta e bregdetare. Në vlerat maksimale temperaturat parashikohen nga 22ºC në relievet malore deri në 28-29ºC në ato të ulëta e bregdetare.”
Diskutime rreth kësaj post