Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për të diskutuar për çështjet e nxehta që kanë ndodhur ditët e fundit në vendin tonë.
Ilir Meta iu ka përgjigjur edhe interesit të gazetarëve, por nga pyetja e bërë e gazetares, se përse presidenti nuk e paraqiti një vit më parë këtë platformë, kur Shqipëria ishte në krizë të thellë politike, Meta ka dalë nga vetja duke u tensionuar dhe humbur qetësinë.
Presidenti ka ngritur zërin para gazetarëvre. “Mus u nevrikos” – i tha gazetarja, kreut të shtetit, pasi ky i fundit filloi të fliste me tone të larta.
Më tej, Meta iu përgjigj duke thënë se “Do jepni përgjigje ju apo unë. Ju e mbani mend sesi ishim në prag të një vëllavrasje. Njëra palë bënte miting e tjetra anti-miting. Kjo që thoni ju nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë”. – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post