Ish-Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Nishani parashikon se situata do të jetë edhe më e tensionuar në vijim.
Sipas tij, shteti është kapur nga krimi.
“Duket se situata do të vijojë të jetë edhe më e tensionuar sepse Shqipëria sot, institucionet e saj, nuk është më as demokraci hibridi, siç është perifrazuar, por është një shtet i kapur nga një strukturë kriminale nga të gjitha tiparet e mafies”, – tha Nishani për A2.
Diskutime rreth kësaj post