Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Teksa gjithmonë është shprehur se Basha mundohet të imitojë Ramën, mbrëmjen e djeshme Patozi ka kapur një detaj që i vërteton se edhe Rama përpiqet të imitojë Bashën.
“Kryeministri përsëriti në emisionin e Sokol Ballës të njëjtën frazë që kryetari i Partisë Demokratike e kishte deklaruar një ditë më parë, pasi mbaroi protesta e Aleancës për Teatrin. “Nuk ka propozim të ambasadës amerikane që të shikohet mundësia e sistemit zgjedhor danez, si një zgjidhje për Shqipërinë”.”, – shkruan Patozi.
Postimi i plotë:
“IA ARRITËM EDHE KESAJ DITE…
Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të pangjashëm, ngado që ta kapësh. Jo vetëm si tipologji politikanësh, por edhe në stil, në shije, në formim, madje edhe si karaktere njerëzore janë të pakrahasueshëm. Ky nuk është opinion, por një fakt, që e njeh dhe e pranon i madh e i vogël në Shqipëri.
Aq e thellë është diferenca me tyre, saqë kryeministri nuk lë rast pa u tallur dhe pa i përqeshur difektet e mëdha të kundërshtarit. Edhe Luli nuk ia lë mangut, përpiqet me atë të vetën që ta konsiderojë si epërsi të vetën faktin që nuk është si Rama.
Në këtë kontekst, e fundma gjë që mund t’i shkojë ndërmend bijve të shqipes është që Edi Rama të imitojë Lulzim Bashën. Por ja që mrekullia ndodhi mbrëmë.
Kryeministri përsëriti në emisionin e Sokol Ballës të njëjtën frazë që kryetari i Partisë Demokratike e kishte deklaruar një ditë më parë, pasi mbaroi protesta e Aleancës për Teatrin. “Nuk ka propozim të ambasadës amerikane që të shikohet mundësia e sistemit zgjedhor danez, si një zgjidhje për Shqipërinë”.
Si për ironi të fatit, në kohën që Rama po fliste, pothuajse të gjitha portalet e Shqipërisë po botonin me radhë tekstin e plotë të email-it, që ambasadorja Kim u kishte dërguar anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Ndaj edhe çdo koment për këtë çështje do të ishte i tepërt. Nuk thotë kot populli se ai që të rreh të do më shumë.” – shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post