Zëvendës ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit të babait të saj si i përfshirë në grupin e personave që akuzohen për falsifikimt të vizave për në SHBA dhe Kanada.
Lajmin e kanë konfirmuar për Opinion.al burime nga ministria e Arsimit.
Dy ditë më parë bëri bujë në media arrestimi i 15 personave nga SPAK pasi akuzohen për falsifikim vizash dhe dokumentesh për në SHBA dhe Kanada. Mes tyre ishte edhe Eduart Haxhiu, babai i zëvendës ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.
Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Goditja e këtij grupi kriminal erdhi pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe zyrës së hetimit në Ambasadën e SHBA.
Abc Neës raporton se pas kësaj ngjarjeje Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim t’i ndalojë familjes së zv.ministres hyrjen në SHBA.
Lorena Haxhiu u votua nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv.ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës. Pëprara këtij pozicioni, ish-prezantuesja e emisioneve, ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Rinor, drejtori në varësi të Ministrisë së Arsimit.
Diskutime rreth kësaj post