Ministria e Shëndetësisë ka publikuar zyrtarisht udhëzuesin mbi protokollin sanitar që do të ndjekin kopshtet dhe cerdhet, të cilat pritet që të hapen më datë 1 qershor 2020.
Në udhëzues thuhet se vogëlushët duhet që të lajnë duart shpesh dhe t’ju matet temperatura. Për këtë do të caktohet një person nga institucioni.
Ndër të tjera në udhëzues shkruhet se fëmijët duhet të ndërgjegjësohet për distancimin fizil dhe atyre i duhet folur vazhdimisht për virusin. Çdo fëmijë duhet të nxitet të lajë duart pasi prek hundën, gojën, sytë.
Nuk rekomandohet organizimi i festave të ditëlindjeve të fëmijëve në kopsht. Në protokoll ka rregulla strikte edhe për lodrat e fëmijëve të cilat duhet të dezinfektohen, ndërsa ato që fëmijët i fusin në gojë duhet të largohen prej tyre. Lodrat prej cope duhet të lahen në lavanderi dhe të përdoren gjithmonë nga i njëjti fëmijë deri në momentin e larjes. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post