Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha se shembja e Teatrit do të jetë kthesa e madhe edhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve. Ai u shpreh se shembja e Teatrit e acaroi shumë paqen politike.
“Teatri ka shembur Ramën. Sot fillon një epokë para teatrit dhe pas teatrit, në aspektin politik dhe të një kauze. Kjo do të jetë kthesa e madhe edhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve. Tashmë ka një shpresë tjetër. Opozita ka agjendën e saj politike dhe ne jemi të fokusuar të reforma zgjedhore.
Shembja e teatrit e acaroi shumë paqen politike. Ne jemi të përkushtuar krah artistëve, për ta bërë nul veprimin anadollak të kryeministrit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ne shohim se kemi përballë një kryeministër që nuk e njeh Kushtetutën, realitetin e politikës dhe ka dhunuar institucionet. Veprimet e tij antiligjore dhe antikushtetuese, me shembjen e Teatrit, jemi në situatën që nuk mund t’ia besojmë atij të administrojë zgjedhjet.
Çlirimi i kësaj skeme dhe garanci për zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet tranzitore janë bërë një pikë e pakalueshme e opozitës”, tha Ndoka për A2.
Diskutime rreth kësaj post