Ditën e sotme anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë betuar para Presidentit Ilir Meta. Tre anëtarët e rinj që u betuan sot janë Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.
Presidenti Meta ju ka kërkuar anëtarëve të rinj që të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur.
Po ashtu, Presidenti ka apeluar që të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj.
Diskutime rreth kësaj post