Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për respektimin e masave kundër koronavirusit dhe krijimin e një strategjie për luftimin e tij.
Duke u nisur nga statistikat e vendit tonë, Muka shkruan se Shqipëria nuk e ka arritur imunizimin e tufës dhe nëse nuk ndërmarrim me emergjencë një strategji të mirëmenduar ne mund të goditemi jo nga një, po nga 2 apo 3 valë të tjera do cilat sipas tij do të lënë pasoja shkatërruese për ekonominë shqiptare dhe do vijë me më shumë pasoja në sëmundshmëri afatgjata.
“Ju lutem politikaneve, te mos thone qe Covid nuk eshte problem, te mos thone qe masat nuk duhen respektuar, te mos thone se Covid eshte nje trillim, pasi nuk po bejne gje tjeter veçse po genjejne dhe po vendosin jeten e qytetareve ne rrezik. Covid ekziston, ka gjunenjzuar gjithe boten, dhe mbetet nje sfide per 12-24 muajt ne vazhdim me impakt te madh social dhe ekonomik. Nese qeveria po abuzon me situaten, eshte tjeter gje, dhe eja ti tregojme ku po gabon dhe ta detyrojme te marre masat e duhura, por jo te sillemi njesoj si ata. Drejtesia nuk fitohet duke genjyer.
Nese prevalenca e Covid, sipas testit serologjik, ne stafin mjekesor eshte 8% sikurse tregojne te dhenat paraprake, atehere vendi yne nuk eshte ende ekspozuar ne nivele te larta ndaj Covid. Stafet mjekesore jane grupe ne rrezik, e per pasoje infektimi i popullates duhet te jete nen nivelin qe shihet ne stafet mjekesore. Cfare do the thote kjo per vendin tone? Shqiperia eshte larg nivelit te ekspozimit qe kerkohet per imunizimin e tufes, dhe se rrugetimi do jete i gjate. Mund te kete nje, dy, tre e me shume vale, kjo ne varesi te strategjise qe zgjedhim si shoqeri per tu perballur me Covid. Ende nuk e dime kete strategji nga qeveria, dhe kjo eshte e patolerueshme.
Cdo strategji duhet pare ne afatgjate, dhe masat duhen nderrmare duke llogatitur dhe impaktin social dhe ekonomik. Qendruam 2 muaj ne izolim, patem nje parashikim per nje recesion ekonomik ne nivelin 9%, dhe nje izolim i perseritur do jete shkaterrues per ekonomine shqiptare dhe do vije me me shume pasoja ne semundshmeri ne afatgjate.
Prandaj sot, qeveria te mos harxhoje 30 milion Euro te teatri, por te fokusoj gjithe mundesite ekonomike dhe njerezore qe kemi ne perballjen e pasojave shendetesore, ekonomike dhe sociale qe sjell Covid.”, – shkruan Muka.
Diskutime rreth kësaj post