Ndërkohë që Aleanca për Teatrin dhe opozita po zhvillon një protestë tek sheshi, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të japë një intervistë në media duke folur për aktualitetin politik. Gjatë intervistës Rama ka ironizuar gazetaren e Euronews Albania gjatë intervistës.
Gazetarja Bruna Cifligu e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se përse forcat speciale “Renea” ndodheshin te Teatri Kombëtar pas shembjes, siç dëshmuan pamjet filmike.
Rama i është përgjigjur gazetares duke thënë se “harruam t’ju pyesin ju dhe kolegët tuaj”, ndërkohë që ka mohuar edhe praninë e forcave Renea te Teatri duke thënë se është një spekulim i mediave.
Pjesë nga debati: Gazetarja: Pse ishin forcat Renea aty?
Edi Rama: Harruan t’ju pyesin ju dhe kolegët tuaj, harruan t’ju marrin mendimin ju. Me Policinë e Shtetit jeni korrekt dhe mos e përbaltni me dyshime dhe fantazira.
Gazetarja: A është e ligjshme prania e forcave Renea aty?
Rama: Aty ku, aty ku, aty ku… Rama: Ata nuk kanë qenë në zonën e teatrit, por kanë qenë te Ministria e Brendshme, sepse nuk do konsultohen me mediat për punën e tyre. Ajo pamje është një spekulim i madh dhe një turp i madh për ju që xhironi forcat Renea kur s’kanë asnjë lidhje me Teatrin.
Diskutime rreth kësaj post