Dy organizatorët e protestës në Durrës janë shoqëruar në komisariat. Menjëherë pas protestës së mbajtur para Pallatit të Kulturës në Durrës, ku morën pjesë disa të rinj, policia ka shoqëruar në komisariat dy nga organizatorët e saj dhe po kryen veprimet e para proceduriale.
Nuk dihet ende motivi i shoqërimit të tyre në komisariat, pasi protesta u zhvillua e qetë dhe të rinjtë protestuan me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar. Dyshohet se dy të rinjtë janë shoqëruar në polici për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme”.
Dhjetëra të rinj protestuan pasditen e sotme në qytetin bregdetar në shenjë solidarizimi me protestën në Tiranë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post