Kryeministri, Edi Rama gjatë një intervistë për Euronews Albania ka shpjeguar arsyet pse nuk i ka kthyer përgjigje letrës së dërguar nga organizata panevropian për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “Europa Nostra”, e cila sugjeronte restaurimin e Teatrit Kombëtar.
“Nuk kam parë asnjë arsye që të kthej ndonjë përgjigje dhe mbi të gjitha që ajo oferta se me 1 milion euro do të restaurohej ajo ngrehinë e parestaurueshme, ishte qesharake. Nuk kam pas nevojë që t’i kthej përgjigje”, tha Rama.
Në përgjigje për protestën për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar, Kryeministri iu referua rasteve të ndodhur në Francë dhe Gjermani, ku pasur të njëjtin reagim në prishje e një lagjeje historike në Paris si dhe shembjen e një godine të periudhës fashiste në Berlin.
Diskutime rreth kësaj post