Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri shprehet se nuk është shembur vetëm Teatri, por është shembur edhe shteti i së drejtës dhe demokracia.
Ai thotë se ky është fundi.
“Nuk është shembur teatri, është shembur shteti i së drejtës, është shembur demokracia. Dhe, zanafilla nuk fillon sot, fillon që me zgjedhjet e 2017, kur ky nuk erdhi si kryeministër me lirinë e votës, por erdhi me paranë e drogës… Ky është fundi. PD ka informuar se ka nisur një mbledhje dhe do ketë gjithë vendimmarrjen e nevojshme”, – shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post