Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tregoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka kërkuar që ora policore gjatë fundjavës të jetë nga ora 19:00 të shtunën, ndërkaq të përfundojë të martën në ora 05:00.
“Në mëngjes kishim mbledhje te Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Komisioni i propozoi Shtabit të krizës dhe Qeverisë që gjatë fundjavës të ketë kufizim të plotë të lëvizjes, gjegjësisht orë policore nga e shtuna në ora 19 deri deri të martën në ora 5 të mëngjes”, – tha Filipçe.
Kërkesën për zgjatje të orës policore, siç sqaroi Filipçe, Komisioni e bazoi në rritjen e rastit të infektuarve me Kovid-19.
“Të gjitha këto raste që i kemi pasur gjatë kësaj periudhe në një masë të madhe dalin nga tubime familjare të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. për shkak të lehtësimit të masave, ne kemi raste të reja dhe në këtë drejtim ne vendosëm të kemi masa më rigoroze”, – tha Filipçe.
Diskutime rreth kësaj post