Deputeti Myslim Murrizi akuzon Ministrinë e Transporteve dhe autoritetin portual në Durrës, nuk po lejojnë një anije që po qëndron në pritje për t’u ankoruar, dhe nuk lejohet, pasi sipas Murrizit, i duhet të paguajë fillimisht haraçin te institucionet shqiptare.
Murrizi shkruan:
“LAJTHITJE” apo BABEZI per te vjedhur ne menyre HARBUTE??? Ministria e Transporteve dhe autoriteti portual Durres, i kerkojne te paiset me Liçence per pasagjer nje anije transporti mallrash.
Prej dates 19 mars, pra prej me shume se 2 muajsh, anija TENERIFE Car IMO 9249984 qendron ne pritje per tu ankoruar ne portin e Durresit por HAJDUTET HARBUT nuk e lejojne pa paguar “HARAÇIN” tek “ustallaret”
Nderkohe qe po me te njenjten status ligjor anija tjeter qe siç duket ka paguar “HARAÇIN” me emrin
My Rose IMO 8207381 eshte lejuar te futet ne portin Durres. Me urdher arbitrare te Ministrise se Transportit dhe Autoritetit Portual Durres pa asnje shkak ligjor apo madhor, ishte mbyllur linja transportit detar Vlore-Brindisi, Brundisi-Vlore qe solli proteste te kamionisteve ne Vlore
Po me urdher te Ministrise se Transportit dhe Autoritetit Portual Durres ne menyre arbitrare jane mbyllur linjat e transportit Durres-Ankona Ankona-Durres, Durres-Trieste Trieste-Durres
Kjo ka sjelle nje rritje dyfish se kostos se transportit per kompanite tregtare Shqiptare qe operojne ne import nga shteti fqinje Italia. NUK NGOPENI ME MILIONAT E TENDERAVE O TE BABEZITUR QE KERKONI TE FUSNI DUART NE ÇDO XHEP????????” – ka shkruar Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post