Tërmeti, koronavirusi dhe shembja e Teatrit Kombëtar. Për avokatin Spartak Ngjela të treja këto çështje janë të lidhur me njëra-tjetrën. Sipas Ngjelës Rama ka një tulatje popullore që ia ka dhënë frika.
Sipas tij ai ka dhe një pështjellim të letrarëve. Bota artistike është ndarë e ndarë për teatrin, nuk është në unitet.
“Nuk mund të flitet ende për menaxhim sepse sa i përket tërmetit do shikohet sesa dhe kur do mbarojë rikonstruksioni i gjithë dëmit. Deri tani dimë që ka marrë rreth 1 mld euro. Duhet të presim. Gjendja ishte e rëndë dhe e vështirë për dy arsye. Korrupsioni ka punuar me mafien e ndërtimit.
Ranë banesa që ishin jashtë standardit të konstruksionit. Megjithatë ato është një çështje që nuk i takon kryeministrit, por pushtetit gjyqësor. Nuk ka rëndësi kjo. E rëndësishme është kjo, se përderisa na ka thënë se ka garantuar 1 mld euro të shikojmë sa dhe kur do të përfundojë në funksion të rindërtimit të këtij shkatërrimi masiv”, – shprehet Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post