Rudina Hajdari ka komentuar shkarkimin e saj si kryetare e grupit parlamentar demokrat, vendin e të cilës tashmë e ka zënë Myslim Murrizi.
“Për punën e grupit parlamentar duhet të kuptoni që në atë listë janë individë që kanë dalë nga lista e një kryetari partie. Nuk është se fati i tyre lidhet me fatin tim, tani ndahen rrugët”, u shpreh Hajdari për ‘Ilva Now’.
Sipas saj, deputetët që e zgjodhën kryetare të grupit po përpiqen që të punojnë për formimin e një partie në mënyrë që të sigurojnë mandatin për zgjedhje e ardhshme parlamentare.
Hajdari theksoi se kryetare e grupi u zgjodh pa vullnetin e saj dhe tani shkarkimi ka ardhur pa ndryshuar asgjë.
“Po përpiqen që të bëjnë diçka përpara zgjedhjeve. Z. Murrizi ka pasur qëndrime anti amerikane dhe anti perëndimore dhe nuk bëhem pjesë e asnjë lloj projekti që vendos pikëpyetje këto dy çështje.
Nuk kam dashur të jem kryetare e grupit, më kanë zgjedhur vetë. Çfarë bërë unë që të hiqem si kryetare? Përkundrazi, ata duan që të bëjnë një parti për interesa personale”, përfundoi Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post